“36-vjeçari nën efektin e drogave të forta”. Ekspertiza: Të 4 viktimat e aksidentit pa rrip sigurim

0
318

Një grup hetimor i përbërë nga ekspertë të aksidenteve dhe mjeko-ligjorë kanë marrë në dorë çështjen e aksidentit tragjik me 4 të vdekur në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth. Nga ekspertiza paraprake rezultoi se duke parë dëmtimet në qafë të viktimave asnjë prej të përfshirëve në aksident nuk ka pas rrip sigurimi.

Dyshohet se 36-vjeçari Dashnor Deliallisi ka qenë nën efektin e alkoolit ose drogave të forta, por zyrtarisht kjo nuk konfirmohet. Po kështu mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth 10-12 km larg pikës së kontrollit të policisë. Aksidenti i katërfishtë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 4, ku automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi, banues në Durrës, i futur në autostradë në sens të kundërt dhe me shpejtësi tej normave u përplas me mjetin tip “Benz” me targa AA 694 IL ku udhëtonin 3 vajza të reja. Si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy makinave, të 4 personat mbetën të vdekur në vend. Sipas policisë së Durrësit, shtetasi Dashnor Deliallisi, i cili po lëvizte në sens të kundërt, është konstatuar nga postblloku i policisë, të cilët i kanë bërë shenjë të ndalojë.

Por pavarësisht kësaj, 36-vjeçari ka shtuar shpejtësinë dhe vetëm pak minuta më pas ka shkaktuar aksidentin. VIKTIMAT Dashnor Deliallisi, 36 vjeç; Greta Sherifi, 23 vjeç; Izabela Balla, 33 vjeç; Elona Kaçibaros, 34 vjeç

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here