Histori me Parti e Kryetar Partie!

1
333

Nga Arian Galdini

Sa turp me vjen. Po po, me vjen shume turp qe me duhet te pranoj e them se edhe une jam prej 1 viti Kryetar Partie. Nuk me vjen turp aspak per cka kam bere, po bej e do te bej, sepse e di qe gjithcka ne jeten time eshte ndertuar e sendertuar vetem bazuar mbi sakrifica, mund, djerse, studime, pune te ndershme, integritet, dinjitet dhe qellim-mbaresi. Turp me vjen prej asaj cka perfaqeson kategoria e politikaneve ne pergjithesi, ketu ne Shqiperi, e vecanerisht kjo specia e re postkomuniste e Kryetarit te Partise. Se pari, politikani eshte njehesuar me kuptimin e plackitesit, ndersa Kryetari i Partise ndahet ne 3 nivele pervijimi, ose si Kryetari i Plotfuqishem si Perendia Diell, ose si Kryetari me Parti per Deputet, ose si Kryetari me Parti per vule. Partite ne teresi, te medha a te vogla, kane fytyren dhe natyren e Kryetarit.

Dje Koalicioni i Vezhguesve Vendore ne bashkepunim me OSBE – ODIHR organizoi ne Hotel Tirana International, nje Tryeze Debati me teme: Kostot e Demokracise. Ne kete Tryeze ishin te ftuar shume Politikane aktive, te rendesishem apo te terhequr, si edhe shume Kryetare Partishe te vogla. Duke qene se ne kemi mbim126 Parti Politike te regjistruara ne Gjykate, qellon qe kemk edhe 126 Kryetare Partie. Numer i goxha i madh ky per te shpresuar ne nje hapesire e mundesi kaq te gjere ushtrimi lirie, demokracie dhe standartesh te larta ne cilesi, qellime e aspirata.

Mirepo cndodh ne te vertete? Njeri prej Kryetareve ze vend ne Tryeze, pershendet rende rende koleget e tjere Kryetare, nuk ua hedh syte fare te pranishmeve te tjere jokryetare dhe hedh syte mbi dosjen qe kishte para tij. Lexon togfjaleshin: Kostot e Demokracise. Dhe ia nis te qemtoje neper dosje. Nuk e gjen ate qe kerkonte. Disa njerez po flisnin me mikrofon per Reformen Zgjedhore. Ky nuk po e kuptonte se clidhje kishte Reforma Zgjedhore me kostot e demokracise. Kerkon me sy koleget Kryetare. Edhe ata ishin po aq te hutuar sa ky. Dicka nuk shkonte mire. Ky Kryetari i partise se vogel, ngrihet vrik dhe del nga salla. Nje koleg tjeter Kryetar qe e vuri re shqetesimin e tij, e ndjek nga pas. Dalin nga salla dhe kerkojne dike nga organizatoret e Tryezes. Aty perjashta ishin disa vajza qe shenonin emrat e te pranishmeve.

Dy Kryetaret u afrohen vajzave. Dhe Kryetari ne fjale u shkon i mrrolur dhe i pyet me ze autoritar: Cupa, ju me organizimin mereni ketu? Ato pohuan plot buzeqeshje se ishin pjese e stafit. Kryetari gervishti zerin dhe u buciti ne fytyre vajzave: Po si nuk ju vjen turp qe na ftoni neve ketu si Kryetar Partie, na vini para dosjen me kostot e demokracise, e nuk shenoni asgjekundi cmimin? Vajzat zgurdulluan syte dhe e thane: Per cfare cmimi e keni fjalen zoteri? Dhe Kryetari i inatosur ua priti:

Si per cfare cmimi? A paska kosto demokracia? Sa e ka cmimin pra? Kete duhet te na shenoni ne dosje. Kjo histori e ndodhur dje, mua me shtyu te reflekton thelle per arsyet qe me kane shtyre te behem edhe une si ky Kryetari, pra koleg me kete Kryetarin, domthene Kryetar Partie. O Zot sa e tmerrshme eshte. E perseris qe ndihem kaq i turperuar. Prandaj edhe vendosa ti shkruaj keto rradhe, qe tu them miqve, te afermve, shokeve, te njohurve te mij, e kujtdo qe me njeh apo lexon keto rradhe, e madje te gjithe qytetareve shqiptare, se ju kerkoj ndjese qe jam edhe une politikan e Kryetar Partie. Ju kerkoj ndjese dhe mirekuptim. Kam nje jete te tere qe ia dedikoj librave, studimeve, auditoreve te universitetit ku punoj si pedagog, aktivizmit civil e publik, kontributit politik, e ja ku vjen kjo dite sot kur me duhet te jem para syve tuaj, ne mendjet tuaja, ne dijenine tuaj, si Kryetar Partie, koleg me kete Kryetarin e mesiperm. Ky eshte fundi i botes. Eshte ky fundbote qe po shtyn shqiptaret drejt deshperimit te thelle e pashpresesise vrastare. Eshte ky fundbote qe i ben shqiptaret ti besojne me shume kanabisit se politikanit, me shume llotarise amerikane se partive, me shume cubave se shoqerise civile, me shume voteshitjes se intelektualeve. Shqiptaret e kane te veshtire te dallojne ndryshimin.

Nuk kane asnje faj. Sido qe te mendoj une per veten, cfaredo qe te them, shkruaj e bej une ndryshe, per shqiptaret une jam kolegu i ketij Kryetarit qe permendem. Ketu mbaron edhe fuqia ime per te besuar se mund tia dal mbane te shpalos vizion, ide, alternative, shpresenxitje. Nuk mundem me. Dorezohem. 25 vjet me pare, iu bashkova Partise Demokratike. 20 vjet dhashe gjithcka mundesha e besoja per te miren e Partise Demokratike e nepermjet PD per transformimin pozitiv te vendit tim. Deshtova sepse zeri im ne keto 2 dekada mbeti nje ze i mekur prej anetari te thjeshte partie. Askush nuk ma fershelleu. Jo per shkak te pazotesise sime, e as per shkak te pavleftesise e moscilesise se ideve, veprimeve e aktivizmave te mia, por per shkak te moskompromisit tim me te fuqishmit, per shkak te moskonformimit tim, per shkak te vendimit tim qe te mbroja me cdo kusht dinjitetin tim. Prej vitit mbi 2 dekada jam perfshire edhe ne aktivizmin civil, ku here kam drejtuar, here kam ideuar, here kam nismuar, e shpesh here kam ndjekur protesta, kauza, tematika dhe veprimtari civile. Ia dola mbane edhe te behesha ze publik.

Jo i famshem, jo i rendesishem, por thjesht ze publik. Perseri, mbeta ze i mekur. Jo per shkak te pazotesise apo pavlefshmerise se aktivizmit tim civil, por per shkak se shoqeria civile ne Shqiperi eshte si eunuku qe e di shume mire sesi behet ajo pune, vecse nuk e ben dot. Kam folur neper TV, kam shkruar pafund neper gazetat me te medha ne vend. E megjithate, mbeta nje ze i mekur. Jo per shkak te pazotesise apo pavlefshmerise se cka kam thene, debatuar apk shkruar neper TV e gazeta, por sepse ne Shqiperi vuajme nga tirania e shperfilljes, kur ti ke te drejte te flasesh, ama nuk ke te drejte te degjohesh. Partite politike nuk kane demokraci te brendshme. Shoqeria civile eshte ose zyre punesimi ose paradhome e partive politike.

Aktivizmi publik eshte si koncert ne shkretetire. Kesisoj ti je ne dileme te thelle. A do maresh tet bir, tet shoqe e tia mbathesh nje ore e me pare nga ky vend, apo do te perpiqesh tia besh kete vend tet biri e atyre qe do vijne, nje atdhe me te mire? Mund edhe te konformohesh. Te mbyllesh syte, gojen, veshet e te ndjekesh vallen indiane te shiut ne cadrat e politkes se sotme. Ti je pedagog, je i mirepaguar. Nuk je paguar kurre nga politika, partite apo shteti. Gjithmone buken e gojes e ke nxjerre me djerse, ndershmeri, mund e studime. Ti ke integritet e nuk je kurre i gatshem te besh leshime mbi dinitetin tend. Nuk ke pse ben as servilin, as prapanicelepiresin, sepse ti ne jeten tende private, si qytetar privat, ia ke dale mbane.

Ti ia ke dale mbane sepse je ne gjendje te jetosh mire ne privatesine tende, nuk ke nevone as per politike e as per parti, per te jetuar mire dhe per te qene ze publik. Ti je ze publik me merite, e nuk i ke borxh askujt per asgje. Askush kurre nuk te ka ndihmuar, mbeshtetur apo lehtesuar. Madje kane bere te pamunduren per te te rrezuar, penguar, percmuar, shperfillur, asgjesuar. Ti ia ke dale. Privatisht ia ke dale. Ku nuk ia ke dale mbane? Tek publikja. Ke deshtuar qe idete, qellimet e tua te mbara, aftesite e tua, zotesite e tua, vizionin tend, ti besh si ndikuese mjaftueshem per tu kthyer ne sherbese publike per te miren publike. Fakti qe ti i ke bere publike idete e tua dhe qellimet e tua te mbara eshte ne vetvete nje menyre per ta ushtruar sherbesen publike. Mosmberritja e ketyre ideve e qellimeve te mbara ne kapacitete ndikuese apo vendim-marrese, eshte deshtimi qe ti peson kur perballesh e perplasesh me sistemin e pushteteve dhe te fuqishmeve. Keta nuk lejojne as konkurencen, as garen, as rregullat e lojes. Perballja e perplasja jote me keta, eshte si rrokje e kokes me murin.

Nuk ka asnje cudi ne thyerjen e kokes tende kur ti godet murin. Cudia qendron tek mosdorezimi yt. Ti vazhdon te thyesh koken, e megjithate nuk ngre duart lart, por ringrihesh vete ne kembe serish e serish. Ti e ke ndare mendjen qe te provosh deri ne grimen e fundit te fuqise e grahmen e fundit te frymemarrjes se shpreses e besimit tend, mundesine e thyerjes se murit. Provon si anetar partie te madhe. Thyen koken tende. Provon si aktivist civil.

Thyen koken tende. Provon si qytetar vetmitar e guximtar. Thyen koken tende. Nuk do te ikesh nga Shqiperia. Do qe tia besh Shqiperine, tet biri dhe atyre qe jane e do vijne, nje atdhe me te mire, me te denje, me te drejte. Keshtu qe vendos te besh nje Parti bashke me miq e shoke e te njohur qe jane si ty, e mendojne si ty dhe aspirojne si ty. Behesh Kryetar Partie dhe provon te thyesh koken edhe njehere tjeter. Ja kete dua tu them une qytetareve te vendit tim. E di qe jam Kryetar si ai kolegu tjeter Kryetar qe kerkonte dje cmimin e demokracise ne Hotel Tirana. Per kete ju kerkoj ndjese. Vec nje gje ua them me bindje e siguri. Une nuk jam as Kryetar Diell, as Kryetar per Deputet, e as Kryetar per vule. Jam Kryetar per te thyer koken time.

15_05_2015_3073759_15_05_2015_6966233_arian_galdini_began_his_civil__political_and_public_activism_in_the_early_90_1Nuk po kerkoj kapele e as kaske per te mbrojtur koken time. Nuk po kerkoj as ti ngjitem murit, as te behem nje tulle me teper ne mur. Po kerkoj te thyej koken time, ose te thyej murin. Per kete kerkon mirekuptimin tuaj. E per ta mbyllur, po ju them nje te fundit gje. Nese ne fundnte kesaj beteje si Kryetar, une do te thyej edhe njehere tjeter koken time, mos u shqetesoni per mua. Une do te jem perseri mire. Sepse do te terhiqem ne vetmine time ose do te iki nga ky vend. Do te terhiqem a iki i qete qe bera gjithe sa munda per ta thyer murin, e shume i deshperuar qe nuk e theva dot murin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here