Kapiteni legjendë i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, vazhdon të mos luajë futboll.
Ai i ka dhënë fund aventurës së tij në Kombëtaren shqiptare, ndërkohë që tash e disa muaj është pa klub.
Ndihmësi i trajnerit Albert Bunjaku te Përfaqësuesja e Kosovës, Muharrem Sahiti, ishte i ftuar në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun’ teksa u pyet për mundësinë që Lorik Cana t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës. “Loriku e ka përfunduar me Kombëtaren shqiptare dhe ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë Shqipërinë. Ai do t’i shërbente shumë Kosovës me përvojën e tij, por sa jam i informuar, ai do ta marrë një post në Federatën Shqiptare të Futbollit”, deklaroi Muharrem Sahiti, përcjellë Arbresh.info.
Cana mbetet ndër futbollistët më të pëlqyer nga tifozët shqiptarë.