Partizani ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera në fushën e vështirë të Laçit. Të kuqtë e kryeqytetit kanë triumfuar me rezultatin 2-0. Të besuarit e Sulejman Starovës kanë zhvilluar një paraqitje të mirë teksa kanë përshëndetur dy herë portën vendase. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të të kuqve, teksa Ekuban arriti të shënonte në minutën e 44-të. Fraksioni i dytë i lojës foli sërish për Partizanin, me raste të shumta, por që nuk u konkretizuan siç duhet. Ishte sërish Ekuban që dyfishoi rezultatin pas një topi të ardhur nga këndorja në minutën e 64-të. Kështu mbyllet ky takim me të kuqtë që marrin tri pikë në Laç dhe ngjiten në vendin e dytë me 11 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Skënderbeut. Për Starovën, kjo ishte ndeshja e parë në krye të Partizanit, me të cilin arriti të merrte fitoren e parë