Nis shitja e biletave Shqipëri – Izrael

0
226

Federata Shqiptare e Futbollit nisi shitjen e biletave për takimin me Izraelin, që do të zhvillohet më 12 nëntor në “Loro Boriçi”.

Faqja zyrtare në internet e FSHF-së do të jetë mënyra për të siguruar një vend për këtë takim kualifikues.

Ndërkohë për të ruajtur gjendjen e fushës nuk do të luhen ndeshje deri në atë ditë. Problemet që ka shfaqur terreni pritet të të zgjidhen duke zëvendësuar pjesët e dëmtuara.

Për këtë skuadra vendase Vllaznia do të transferohet në fushën sportive “Reshit Rusi”, për të luajtur ndeshjet në shtëpi deri në takimin e Kombëtares.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here