Ndonëse ato u nisën së bashku për një udhëtim drejt Greqisë, rruga e tyre u pre në mes nga një aksident që i mori jetën tragjikisht në një moshë të re.
Në profilin e ‘Facebook’ e të treja vajzave shihen foto që ato kanë dalë bashkë, ndërsa shihen të pandara. Në mesazhet e fundit të Izabela Ballës, shihen se si ajo bën dedikime me foto dhe thënie për njerëzit e saj të dashur, ndërsa disa prej tyre janë domethënës.
Ndërkohë, një foto që Greta Sherifi ka postuar në ‘Fb’ është një tato, dedikim për babain e saj. “Nëse dikush ka humbur 5 kg, të vijë ti marrë se i kam unë”, thuhet në mesazhin e fundit që ka shpërndarë Elona Xhuti.
Greta Sherifi, vetëm 23 vjeç, drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ndërsa pasagjere ishin Izabela Balla, 33 vjeçe dhe Elona Xhuti. Vajzat ishin nisur në mëngjes herët për në Greqi, ku do të kalonin disa ditë tek Izabela Balla, e cila jetonte atje, ndërsa fati i keq deshi që ky të ishte udhëtimi i tyre i fundit. /BW/