I dhanë paracetamol dhe e çuan në shtëpi, vdes bebja 7 muajsh në Britani

0
196

Një fëmijë vetëm 7 – muajsh humbi tragjikisht jetën pasi mjekët dështuan ta diagnostikonin atë me sëmundjen e duhur.

Bëhet fjalë për një të vogël nga Britania, i cili vuante nga meningjiti, por mjekët nuk e kuptuan dhe pasi i dhanë një paracetamol i thanë nënës së tij që ta merrte në shtëpi.

Mjekët në Epson General Hospital në Angli e diagnostikuan 7 – muajshin Oliver me infeksion në sinus. Dy ditë pasi ai u dërgua në shtëpi, i vogli humbi jetën, pasi në fakt vuante nga meningjiti pneumokokal.

Historia u bë publike nga prindërit e Oliver, të cilët kanë paditur mjekët për neglizhencë, pasi ai nuk duhet të ishte dërguar në shtëpi dhe duhet të ishte trajtuar me antibiotikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here