“Mbetjet”/ AKIP: Qeveritarët të reflektojnë, trysnia do vazhdojë

0
175

Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave  kanë kërkuar reflektim nga qeveritarët për ligjin e importit të mbetjeve, pas kthimit në Kuvend nga presidenti Nishani. Në një deklaratë për mediat ata u shprehën se trysnia e qytetarëve do të vazhdojë. Përfaqësues të AKIP thanë se shoqëria civile është më e bashkuar se kurrë në lidhje me këtë çështje.

“Sot do ti ftoja qytetarët të kalonin shumë bukur fundjavën që kemi dhe që kemi një Shqipëri ende të pastër. Por jemi duke i bërë thirrje shqiptarëve që të jenë gati sepse në cdo rast mund të kemi zhvillime që mund të mos na pëlqejnë. Kemi dy situata të ndryshme këtu, ku në një anë kemi atë situatë që ne e besojme se edhe me ata deputetë të mazhorancës e dinë kur kryeministri i tyre kishte të drejtë që thoshtë që ky mund të jetë një ligj në interesa të mafias, që kishte të drejtë kur thoshte që mafia mund të fitojë miliarda në kurriz të ndotjes së vendvee të varfëra. Ne do presim një moment qetësie që qeveritarët të reflektojnë ashtu sic kërkoi presidenti sot, por nuk do ta lemë në asnjë moment që qeveria mos ndjejë trysninë e qytetarëve. Shqipëria është e jona dhe të gjithë bashkë mund ta bëjmë realitet që Shqipëria të mbetet pa plehra të importuara. Ne jemi bashkëpunues me këdo që vullnetin e mirë ti thotë jo importit të plehrave. Nuk jemi bashkëpunues me askënd që mendon ndryshe.”

Referendumi?

“Jemi ende herët për të folur për përshkallëzimin e kësaj lëvizje sigurisht që AKIP ka treguar që di të bëjë lëvizje edhe të këtij niveli, dhe e gjithë shoqëria civile është më e bashkuar se kurrë dhe mund t’ia arrijmë edhe me lehtë se parë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here