Një tjetër foshnjë vdes në maternitet, e treta në një muaj

0
270

Në më pak se një muaj, një tjetër foshnjë ka lindur e vdekur në maternitet. Policia e Durrësit ka njoftuar se një vajzë 21-vjeçe, nga Fushë-Kruja, kishte udhëtuar ditën e mërkurë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Po sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar, vajza me inicialet S.Z ka shkuar rreth orës 18:00 në një nga spitalet e Tiranës, për të lindur.

Pas ndërhyrjes së mjekëve është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Durrësit thotë se për këtë ngjarje është njoftuar nga Policia e Tiranës një ditë më pas, të enjten rreth orës 17:30.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë njoftim për këtë ngjarje. Vlen të kujtojmë se një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur vdiqën rreth një muaj më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa në Pogradec një foshnjë vdiq vetëm dy pas lindjes./klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here