Nga Arian Galdini
Me lindin pyetje ndersa shoh kete tallava patriotike te Edi Rames qe ka lejen e mirekuptmin e plote me Vucicin qe te preke tema delikate ne mes te Beogradit.
Si eshte e mundur qe pikerisht ndersa Serbia eshte duke bere aktin e saj me antiperendimor dhe luftenxites duke inkurajuar Referendumin per shkeputjen e Republika Serpska nga Bosnje Hercegovina, Edi Rama mikpritet me te gjitha nderimet ne Beograd e madje lejohet te beje edhe patriotin e thekur qe nuk le gje pa i thene Vucicit?
Dodiku i Banja Lukes eshte partneri kryesor politik i Vucicit dhe Dacicit. Dodiku po i ve flaken Bosnje Hercegovines dhe po rrezikon te ndeze zjarrin e nje lufte te re ne Ballkan.
Washingtoni, Londra dhe Brukseli, jane shume te shqetesuar per kete kurs karaxhician te Dodikut.
Serbia e Vucicit dhe e Dacicit, edhe pse me fytyra e mosha te reja ne udheheqje, mbetet gjithesesi Serbia qe po i ben monument Miloshevicit dhe sipas deklarimeve te Dacicit, eshte e gatshme per luftra te reja.
Atehere, perse Edi Rama lejohet te beje patriotin e zellshem ne mes te Beogradit?
A mos valle, dy vellezerit e Ballkanit Aleksandri dhe Edi, jane pajtuar per te mos u pajtuar per syte tane e te botes, nderkohe qe jane marreveshur per ti sherbyer fort njeri-tjetrit?
Edi Rama si patriot ne Beograd, ben qe ne Wahington, Londer e Bruksel, te mos shihet lufta e Dodikut, por paqja e Edit me Vucicin.
Kujdes, Serbia gjithmone i ka mare luftart me rradhe. Fillimisht ia ka nisur me Bosnjen e pasketaj ka zbritur ne Kosove.
Paqja e shqiptarit Edi Rama per Vucicin, nuk mund te zevendesoje mungesen e paqes se Vucicit me Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves.
Me deklarata e fjalime, behet vetem loje.
Thelbi qendron ne teresine e ketij rebusi Ballkanik, duke ia nisur nga Bosnja e deri ne Kosove.
Edi Rama me mire te shpeshtoje vizitat ne Prishtine, Tetove, Ulqin e Tuz, para se te mbuloje para syve te Perendimit, ne mes te Beogradit, me trupin e tij te gjate Dodikun luftenxites.
Arian Galdini