Gjykata e Krimeve të Rënda rivlerësoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Endrit Zelën, i arrestuar dy ditë më parë me Endrit Qyqjen si bashkëpunëtorëve të Emiljano Shullazit.
Zela, i cili mësohet se është nipi i Emiljano Shullazit u prangos ne ambientet e dhomës së takimeve në burgun 313 teksa priste te takonte Shullazin, ndërsa shoku i tij Endrit Qyqja u arrestua brenda një lokali pranë burgut.