Shpërndarja e heroinës bëhej në një pjesë të madhe të kryeqytetit sipas policsë. Nga Pallati ma Shigjeta, në Qendër, në Tiranën e Re, Laprakë dhe tek Shkolla e Bashkuar, gjashtë të arrestuarit kryenin shitjen e dozave të heroinës, në varësi të porosive.
Të arrestuarit janë:
1. Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
2. Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
3. Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë.
4. Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë.
5. Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.
6. Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë arrestimit iu bllokuan 22 doza me heroinë, 10 telefona celular dhe një motorçikletë me të cilën kryhej shpërndarja.