Presidenti i Republikës në një intrevistë për ABC News ka argumentuar se pse mbështet referendumin, si shumica e vërtetë që duhet dëgjuar për çështjen e importit të mbetjeve, kreu i shtetit ka kritikuar ashpër Pamekën për raportin ndaj punës së Prokurorisë. Raporti i tij me zbatimin e ligjit të vettingut dhe kanabisi si rrezik shoqëror janë tjera momente të intervistës që Merita Haklaj zhvilloi sot me kreun e shtetit.
Bujar Nishani është ndër ata që si pjesë e qeverisë Berisha e ka votuar në 2011 –ën ligjin që lejon importin e mbetjeve, por një ligj të ngjashëm të miratuar tani nga mazhoranca e kryemistrit Edi Ramës, e riktheu për rishqyrtim në Kuvend. Por në një intervistë për abc neës thekosn se si president republike në atë kohë dhe në këtë kohë, thekson se ka zgjedhur të dëgjojë reagimin e popullit. E ka dekretuar një herë referendumin dhe është i bindur dhe tani që çështja duhet të shkojë në rëferendum.
Përpos gjithë arsyetimeve që ka renditur si argumenta për Kuvendin, kreu i shtetit thekson edhe një tjetër që ka të bëjë me mungesat e garancisë
Duke folur për aktualitetin kreu i shtetit kritikoi Pamekën misionin e BE asistues për Policinë Shqiptare, duke deklaruar se me raportin për punën e prokurorisë ka shkelur haptazi marrëveshjen me shtetin shqiptar.
Duke mos dashur të përfshihet në akuzat politike për çështjen e kultivimit të kanabisit, kreu i shtetit e përshkruan situatën si rrezik për vendin
Dhe pikërisht për shkak të kësaj situate, presidenti shpreson për hapjen e ngociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një moment që do të theksonte monitorimin mbi shtetin shqiptar.