Shqipëria U17 do të marrë pjesë në kualifikueset e EURO U17, teksa kuqezinjtë janë në grup me Italinë, Maqedoninë dhe Serbinë.
Ndeshjet kualifikuese luhen në Itali në periudhën 26-31 tetor, ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç grumbullohet nesër në “Tropikal Resort” në Durrës.
Në listën e publikuar bie në sy edhe Serxhio Kalaj, i cili ka veshur edhe fanellën e Italisë, dhe së fundmi u bë pjesë e Romës.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Ilia Sinani (Novara), Arlis Shala (Teuta), Livio Malaj (Internacional)
Mbrojtës: Masimiliano Doda (Sampdoria), Enes Isufi (Vllaznia), Rezart Rama (Olimpiakos), Elmir Lekaj (Vllaznia), Marash Kumbulla (Verona)