Ahmetaj: Mësuesve do u rritet paga me 10 %, duke mos krijuar borxh të ri

0
253

Mësuesit do tu rritet paga me 10 %. E deklaroi ministri i Financave Arben Ahmetaj në  aktivitetin e organizuar sot paradite.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj kërkoi të nënvizonte se me qeverinë e kaluar “rritja e pagave dhe pensioneve janë bërë me rritje borxhi ndërsa sot  është hera e parë “që rritja e pagave dhe pensioneve nuk krijon borxh të ri.

“Në 2017, ne do ta ulmi borxhin publik me të paktën 1 %  ose më shumë”, tha Ahmetaj.

Rritja e pagave u paralajmëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila tha se do të jetë Ministria e Financave ajo që do të përcaktojë shumën se sa do të rriten.

“Në tre vite janë bërë reforma që kanë frikësuar burra e gra shtetesh që s’kanë guxuar ti prekin. Reforma në energji, reforma e pensioneve, reforma në arsim.
Rritja e pagave e pensioneve të kaluara janë bërë me borxh, rritjet e pagave e pensioneve kanë krijuar borxhe në kurriz të shqiptarëve. Është hera e parë që rritja e pagave e pensioneve nuk krijon borxh të ri. Ne do ulim borxhin publik me të paktën 1%, por edhe më shumë se 1%. Ne jemi qeveri që është viti i dytë, 2017, që nuk krijon borxhe të reja, por suficit gati 7 miliard lekë që shkojnë në pagesën e borxhit që kemi trashëguar më të madhin në rajon”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here