Nga një aksident i ndodhur mesditën e sotme në Shkodër një person ka mbetur i plagosur shumë rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri në Han të Hotit.
Nga të dhënat paraprake raportohet se drejtuesi i një motoçiklete është përplasur me një furgon . Përplasja ka qenë e tillë saqë drejtuesi i mjetetit bashkë me mjetin kanë përfunduar në furgon, duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të mjetit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmën mjekësore.