Këtë dimër banoret e Kukësit thonë se do ta kalojnë pa ngrohje për shkak se nga moratoriumi i pyjeve është shtrenjtuar shumë çmimi i druve. Banorët pohojnë se nuk mund të përballojnë çmimin 3500 lekë për metër kub, ndaj shtojnë se do ti rikthehen alternativës së ngrohjes me energji elektrike pavarësisht kushteve ekonomike
Në Kukës sigurimi i druve të zjarrit për ngrohje është bërë i vështirë për shkak se nuk lejohet tregtimi i tyre nga banorët e fshatrave pranë zonave pyjore, ndërkohë që institucionet përgjegjëse ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.