Hafizi: Rama na ofroi poste ministrie për të mos u larguar

0
343
Ish-deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi ka treguar sot në emisionin “Në Fokus” tek “Ora News”, se kryeministri Rama i ka ofruar asaj dhe Ben Blushit poste ministrore vetëm që të mos largoheshin nga PS.
Hafizi nuk ka përcaktuar se kujt konkretisht iu ofrua posti, por ka deklaruar se kjo ofertë është përbuzur me neveri nga dy deputetët që zyrtarisht nuk janë më pjesë e Partisë Socialiste.
“Gjatë korrikut, kur qeveria e zotit Rama ndjeu një farë rreziku, na kanë ofruar poste ministrash ne e kemi refuzuar me përbuzje”, tha Hafizi.
E pyetur se cilit prej të dyve Rama u ofroi postin ministror, Hafizi thotë se kjo nuk ka shumë rëndësi.
“Kjo nuk ka rëndësi, ne bashkë jemi dhe e vetmja gjë që ne kemi kërkuar për të mbështetur këtë mazhorancë, kemi kërkuar që të kthehen zgjedhjet në PS dhe të kthehet mendimi ndryshe”, tha Hafiz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here