Indiferenca e kryebashkiakut Veliaj në lidhje me Arditin:“Mund të ndodhte kudo”

0
385

Erion Veliaj foli për herë të parë për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. I njëjti njeri që dikur i bënte thirrje njerëzve publikisht të shkonin të punonin në Sharrë, sot pas vdekjes së 17 vjeçarit ia la përgjegjësinë Inspektoriatit të Punës.

“Mund të ndodhte kudo” ka thënë Veliaj duke përmendur punimet e Bulevardit të ri pranë Stacionit të Trenit, punimet e Sheshit Skënderbej apo kantiere të tjera ku punohet.

“Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme” tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, pavarësisht se nuk shkoi asnjë ditë për t’u interesuar pranë familjes së Ardit Gjoklajt.

“Kompania që u paraqit, nëse provohet, nëse është e vërtetë, që e kanë shkelur Kodin e Punës le të përgjigjen para drejtësisë.  Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin” u shpreh Veliaj. Por vetë Erjon Veliaj duke promovuar punën e kompanisë 3R, të Edurim Teqjas, dikur bëri thirrje publike që njerëzit të punonin aty duke dalë garant për kushtet e punës. Video më poshtë, kur Veliaj garantonte kushtet e punes ne Sharrë..

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here