Është mbledhur Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Lezhës për të llogaritur dëmet që janë shkaktuar gjatë përmbytjeve të ditëve të fundit.
Sipas këtij shtabi, për shkak të reshjeve të dendura që shkaktuan jo pak probleme në të gjithë qarkun, janë dëmtuar 160 hektarë tokë bujqësore, 131 banesa dhe 33 biznese.