Një 26 vjeçare me iniciale L.T, banuese në Fllakë të Durrësit është larguar nga shtëpia rreth orës 12:00 të ditës së djeshme.
Denoncimi për largimin e saj është bërë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së shkuar nga e vjehrra, 49 vjeçare.
“Më datë 17.10.2016, ora 20:00, ka bërë kallëzim shtetasi L.T. 49 vjeç, banues në Fllakë, Durrës pasi më datë 17.10.2016, ora 12:00 I është larguar nga banesa, e fejuara e djalit të tij. Shtetësia e mësipërme bashkëjetonte me të fejuarin në banesën e tij, në Fllakë”, sqaron policia lokale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.