26-vjeçari Erion Selimaj që kërcënon me hedhje nga vinçi pranë stadiumit “Qemal Stafa”, ka komunikuar përmes telefonit me gazetaren e Report Tv. Biseda është transmetuar live në televizion.
Selimaj ka treguar shqetësimet që ka, duke akuzuar shtetin se do ta fusë në burg dhe e akuzojnë kot se ka rrahur babanë. Akuzat më të shumta të tij ishin për kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.
“Qëllimi im ishte ta bëja publike që Dritan Leli më ka lënë rrugëve. Leli ka bërë telefonata që mua të më fusin në burg. Unë nuk zbres sot që këtu”, ka thënë i riu.
Momentalisht ai vazhdon të jetë sipër vinçit duke kërcënuar me hedhje./lapsi