Ilir Meta: Kotzias nuk përdor gjuhë diplomatike, e kuptoj pozitën e tij por policia duhet të bëjë më shumë për kanabisin

0
174

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u është përgjigjur dje deklaratave të lëshuara nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili tregoi forcën përballë Shqipërisë. Në një intervistë për gazetaren Marsela Karapanço në “News 24”, ai u shpreh se nuk është kjo gjuha diplomatike që duhet përdorur në këtë rast. “Kam lexuar me vëmendje dje intervistën e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, e cila nuk fliste vetëm për marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe për marrëdhëniet me fqinjët e tjerë, të Turqisë, me të cilën marrëdhëniet janë më komplekse, janë më të vështira. Por unë e kuptoj ose më saktë e mirëkuptoj pozitën e tij. Asnjëherë diplomacia mendoj unë, nuk duhet të flasë me gjuhën e forcës apo të trimërisë. Edhe në bisedën konfidenciale që pata me të në fillim të vizitës sime, mund t’ju them që ai personalisht”, tha ai.

Sipas Metës, nuk zgjidhen marrëveshjet duke treguar forcën ushtarake apo kapacitetin ekonomik. Ai tha se gjithçka zgjidhet me dialog. “Kështu që zgjidhja më e mirë nuk është as të masim GDP-në e njëri-tjetrit, as të tregojmë kapacitetet mbrojtëse, sepse unë nuk jam edhe për përgjigje simetrike. Unë mendoj që ne duhet të jemi asimetrik, por gjithmonë europianë. E vetmja rrugë që ne të shkëputemi nga e kaluara ballkanike, në kuptimin e konflikteve dhe të pengimit të njëri-tjetrit, është një sjellje tërësisht e hapur pro-evropiane”, tha ai. Meta u ndal dhe te kanabisi në vend. Ai tha se mbetet shqetësim, teksa kërkoi një bashkëpunim dhe angazhim më të madh të institucioneve. I pyetur mbi punë e policisë ai tha: “Kjo është një pyetje që i takon më shumë Kryeministrit, sepse ai bën vlerësime dhe ka informacionin më të plotë për këtë çështje. Por është e qartë se duhet bërë akoma shumë më tepër nga të gjithë institucionet që kanë përgjegjësi për sigurinë kombëtare, për administrimin e territorit”. Nga ana tjetër, Ilir Meta deklaroi se dhe në takimet me zyrtarët grekë është prekur kjo çështje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here