Aurela Gaçe, artistja e madhe e skenës, fituese e më shumë se 7 çmimeve të para në festivalet shqiptare, para disa kohësh bëri me .dije se për këtë vit I tha “JO” angazhimit të përjavshëm në “Crazy Calvin”, club-in e muzikës shqiptare, që e ngriti vetë bashkë me partnerët e saj në biznes.
Në ndryshim nga vitet e shkuara, tashmë të premtet dhe të shtunat në “Crazy Calvin” nuk do të mbajnë më emrin e artistes që jep shpirtin në skenë më shumë se kushdo tjetër.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me dyshen e vëllezërve korçarë Endri dhe Stefi Prifti, por e vetmja gjë e zbuluar është se ai club nuk do të mbajë emrlin të cilin ka mbajtur për disa vite.
Sot pasdite në fanpage-n e Crazy Calvin u bë edhe ndryshimi me një emër tjetër të njohur clubi në Tiranë , “Venue – Live”.