Ristani: Listat e hapura për deputetë kanë probleme me menaxhimin e sistemit zgjedhor

0
176

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani thekson se nuk është i rëndësishëm debati për lista të hapura apo të mbyllura deputetësh, duke shtuar se ky debat është tymnajë. Në një deklaratë për mediat, ai thotë listat e hapura janë sjellin probleme të menaxhimit.

Ristani: E rëndësishme a do ketë Shqipëria zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne çdo rast, qytetarët votojnë për deputetët. Ne kemi pasur sisteme si mazhoritar dhe mazhoritar i përzier me proporcionalin.

Për mua debate të tilla listë e mbyllur apo e hapur janë tymnajë. Lista e hapur ka problem me menaxhimin e sistemin zgjedhor. Ne na duhet sistem sa me i thjeshtë që qytetarët të votojnë sa më thjeshtë.    

Duke folur për uljen e numrit të deputetëve, një ide e hedhur më parë edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe i mbështetur së  fundi edhe nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, Ristani tha se e mbështet këtë opsion.

Ristani: Ulja e numrit të deputetëve opsion shumë i mirë dhe interesant. Do ishte mirë të kishim Parlament me dy dhoma. Madje do ishte mirë të shihnim mundësinë e zgjedhjes se Presidentit nga populli. Shoh që mazhoranca s’ka vullnet polik për të bërë asgjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here