Ditën e djeshme një fëmijë 10-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një automjet në rrugën e fshatit Prush, Tiranë.
42-vjeçari, Ilir J. ka aksidentuar me një automjet tip “Dacia” fëmijën që po ecte me biçikletë.
Fëmija u dërgua në spital, por s’ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti. Drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.