Arrestohet “bossi” i bandës kriminale, ishte në Shqipëri

0
272

Arrestohet në Bari një nga anëtarët e organizatës mafioze Ndragheta. Fabio Lopez, i cilësuar si kreu i bandës kriminale “Locale di Belvedere Spinello”, u prangos sapo shkeli tokën italiane, pas mbërritjes me avion nga Tirana.

Lopez ishte në kërkim nga drejtësia italiane, pasi operacionit “Six Towns”, nga i cili u arrestuan 36 persona si anëtarë të organizatës mafizoze.

Sipas burimeve të Report Tv mësohet se Lopez kishte qenë në Shqipëri ditët e fundit dhe ai ka dalë nga Shqipëria mëngjesin e së mërkurës me linjën Tiranë-Bari.

Ende nuk dihet nëse Lopez ka qenë nën vëzhgim nga autoritetet shqiptare, pasi ai nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por aktiviteti i tij në Itali, si drejtues i një prej organizatave më të rrezikshme nuk mund ti shpëtonte lupës së agjencive inteligjente.

S’dihet nëse SHISH e ka pasur në survejim Fabio Lopez, të etiketuar si supermafizoz, por lëvizja e tij lirshëm në vendin tonë hedh dyshime se SHISH nuk ka pasur informacion për aktivitetin e tij në Shqipëri e më pas ta mbante edhe nën vëzhgim.

Mediat italiane raportojnë, se organizata e drejtuar prej Fabio Lopez akuzohet për krime të rënda deri edhe vrasje, por aktiviteti kryesor i kësaj organizate ishte trafiku i lëndëve narkotike dhe shpërndarja në Itali.

Operacioni ku u arrestuan 36 anëtarët e organizatës së Fabio Lopez u shtri kryesisht në provincat Crotone e Cosenza dhe u angazhuan 150 karabinierë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here