Pas largimit nga Partia Socialiste, deputeti Ben Blushi ka nisur turin e takimeve nëpër rrethe me mbështetës dhe simpatizantë për partinë e re që pritet ta zyrtarizojë në muajin nëntor, së bashku me deputeten Mimoza Hafizi.
Sot, Blushi është ndalur në Përmet, ku ka biseduar me mbështetës për projektin e ri politik.
Ndërsa pasdite deputeti do të jetë në qytetin e Fierit, si ndalesa e radhës për konsultimet me simpatizantët e tij.