“Ciconi Alba” – Rrjeti kriminal trafikonte dhe klandestinë, ja si u zbulua

0
177

2.38 ton kokainë, mijëra para cash të sekuestruara si dhe dhjetëra të arrestuar është rezultati i finalizimit të operacionit ndërkombëtar të ndërmarrë nga 52 shtete, përfshirë dhe Shqipërinë.

Organizata kriminale merrej me trafik të qënieve njerëzore dhe drogës.

314 persona janë arrestuar, mes tyre edhe 10 shtetas shqiptarë, të cilët kanë trafikuar të paktën 529 viktima të trafikut njerëzor kryesisht nga Afrika dhe Azia.

Nga 314 personat e arrestuar, 193 akuzohen për krime kibernetike, 72 për trafik të qënieve njerëzore, 31 për trafik të paligjshëm emigrantësh dhe trafik droge.

Operacioni i koduar “Global Ciconia Alba 2016” ka zbuluar lidhjet e trafikantëve mes Greqisë dhe Austrisë.

Rrjeti kishte krijuar një agjenci turistike fiskale në shtetin helen, përmes së cilës realizonin transportin e viktimave të trafikut njerëzor drejt një hoteli në Austri që shërbente si bazë.

Katër emigrantë ilegal u kapën në aeroportin e Athinës në tentativë për të udhëtuar për në Itali me pasaporta të rreme dhe bileta avioni të blera me karta krediti të rreme. Të katërt u arrestuan.

Në hotelin ne Austri  është zbuluar edhe një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Gjatë aksioneve në apartamente private, diskoteka, klube striptizmi dhe hotele, janë sekuestruar gjithsesj 2.38 ton kokainë.

Shifrat e operacionit
Gjatë operacionit u sekuestruan:
-2.38 ton kokaine
– 181.550 euro
-u shpëtuan 529 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore.
-u arrestuan 314 persona
-u kontrolluan 541.423 shtetas dhe mjete

Shtetet që morën pjesë
Në këtë operacioni përveç shteteve anëtare të BE-së morën pjesë edhe 24 shtete jo anëtare; Shqipëri, Australi, Brazil, Kanada, Kolumbi, Ekuador, Maqedoni, Islandë, Indonezi, Hong Kong, Malajsi, Meksikë, Zelandë e Re, Nigeri, Norvegji, Panama, Katar, Filipine, Serbi, Singapor, Zvicër, Tajlandë, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here