Kanos dhe kërcënon me thikë nënën dhe bashkëshorten.
Një 44 vjeçar, banues në Shën-Vlash, Durrës është arrestuar sot pasi pas “një konflikti të çastit në banesë, ka kërcënuar dhe kanosur me thikë nënën e tij dhe baskëshorten, shtetaset D.D. 65 vjeçe dhe L.D 38 vjeçe, të cilat ishin të pajisura edhe me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës” informon policia e Durrësit.
Arben Disha është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje. Autori u arrestua në flagrancë.