Shteti Islamik po përdor banorët e Mosulit si “mburoja njerëzore” me qëllim që të frenojë përparimin e forcave irakiane brenda qytetit.
Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis tha se njerëzit po mbahen me forcë brenda qytetit, ndërsa Agjencia e lajmeve Reuters ka kontaktuar me disa banorë të cilët janë dërguar nga luftëtarët e Shtetit Islamik drejt ndërtesave që kanë më shumë gjasa të goditen nga sulmet ajrore.
Rreth 1.5 milionë banorë jetojnë ende në Mosul dhe frika se ata do të përdoren si mburoja njerëzore është paralajmëruar më parë nga Kombet e Bashkuara dhe shume organizata humanitare.
Sakaq ekziston rreziku që ekstremistët të kryejnë sulme me armë kimike.
Deri tani ISIS është larguar nga 10 zona të ndryshme në Irak.