Video prekëse tregon momentin emocionues kur Luke kërcen me mamanë e tij të paralizuar ditën e tij të dasmës. Pavarësisht gjendjes së saj, dhëndri nuk mund ta humbiste për asgjë në botë kërcimin me nënën e tij.Klipi tregon se si ai ulet në gjunjë pranë mamasë në karrigen me rrota nën ritmin e këngës “Hero” nga Mariah Carey.
Ky moment mbeti një kujtim edhe më i veçantë për shkak se nëna e Luke ndërroi jetë vetëm pak ditë pas dasmës, por duke lënë një dhuratë të paharrueshme djalit të saj.