Zef Lleshaj nga Laçi, 31 vjeç, ka tentuar të vrasë bashkëqytetarin e tij më 23 dhjetor 2015, dy ditë para Krishtlindjeve, por nuk ia ka arritur dot. Personi në shenjëstërt, E.R. ishte duke lëvizur me makinë kur u qëllua dhe arriti të shpëtojë.
Sot, gati 1o muaj pas kësaj ngjarjeje, kohë kur Lleshaj ka qendruar fshehur, policia e Kurbinit arriti ta zbulojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin , me vendimin datë 15.10.2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje ” mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76 -22 dhe 278 të Kodit Penal.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.