Milot, familja kërcënon me vetëflijim: Do hedhim veten në erë me 2 bombola gazi

0
255

Situata e vështirë ekonomike në familjen Lleshi, ka bërë që gjashtë pjesëtarë të saj, të dalin në mes të rrugës duke protestuar. Teksa mbajnë dy bombola gazi në dorë dhe një shkrepëse, ata kërcënojnë se do të vetëflijohen duke hedhur veten në erë. Pas përmbytjes së banesës nga reshjet e një jave më parë, ata kanë ngelur pa një strehë. Përgjatë këtyre ditëve ata thonë se kanë fjetur tek fqinjët, madje edhe në rrugë kur s’kanë patur mundësi tjetër.

Të mbetur pa asnjë alternativë, nëna, djali i saj me gruan, dhe dy fëmijët e çiftit kanë dalë në rrugë duke protestuar, teksa mbajnë në duar dy bombola gazi 25 kilogramëshe dhe një shkrepëse. Ata thonë deri më tani askush nuk u është drejtuar për të parë në ç’kushte jetojnë, apo për dëmet e shkaktuara nga përmbytja. Pjesëtarët e familjes Lleshi kërkojnë që t’u jepet një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen, përndryshe kërcënojnë se do të vetëflijohen, duke hedhur veten në erë.BW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here