Deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi nuk e ka ulur nivelin me të cilin përballet, pavarësisht situatës konfliktuale ku është gjendur me largimin nga Partia Socialiste. Nuk e uli nivelin as në përgjigjen që i dha Edi Ramës për komentet e tij fyese një natë me parë në intervistën me gazetaren Eni Vasili. Pyetjes së gazetares, Rama i tha “Lëre Mimozën të hajë përshesh në partinë e Blushit”
Në një status në Facebook, Hafizi tha se Edi Rama nuk cënon vetëm atë me vulgaritetin që shfaq, por të gjithë ata që e dinë për kryeministër.
STATUSI NE FACEBOOK I MIMOZA HAFIZIT
Të gjithë ata që janë lënduar mbrëmë nga gjuha vulgare e kryeministrit ndaj meje, dua t’i siguroj se përgjigjen do ia kthej nesër, nga foltorja e Parlamentit.
Por jam e bindur se sjellja e këtij njeriu që nuk e di apo harron se është kryeministër, nuk më cënon vetëm mua, por edhe ty, ju, edhe të gjithë ata që ende e dinë dhe e marrin për kryeministër.