Përplasje me thika në stacionin e autobusit të Përrenjasit, plagosen dy të rinj

0
183

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas përplasjes me thika në stacionin e autobusit në Përrenjas.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes pas një telefonate se në zonë kishte një konflikt.

Sipas komunikatës, shtetasit Markeljano Hoxha dhe Nevzat Spaho, gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga një sherr i çastit, dyshohen të kenë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.B, 20 vjeç  dhe R.V,24 vjeç, të dy banues në fshatin Rrajcë.

Të dy shtetasit, u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy autorët janë larguar në drejtim të Pogradecit  me mjetin tip “Benz” drejtuar nga shtetasi Elivert Karriqi.

Ata u arrestuan në flagrancë nga policia. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip Benz dhe dy aparate telefoni, por jo thika e krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here