Shkaktari i aksidentit dhe vdekjes së tre shoqeve të ngushta bënte xhiro natën me shpejtësi për fiksim! Ja çfarë ju gjetën në makinë

0
207

Udhëtimi i Dashnor Deliallisi nga Durrësit për në Sukth nuk ishte i rastësishëm. Ai kishte një ritual të përnatshëm, që pasi dilte me miqtë e tij në lokale nate, bënte xhiro me shpejtësi të madhe në autostradë, duke lëvizur nga Durrësit deri në një karburant pranë Sukthit.

Ashtu dhe në aksidentit tragjik të para disa ditëve ku la të vdekur tre vajza dhe nuk mundi të mbijetonte as vet. Veçse, ndryshe nga radhët e tjera, në xhiron e fundit për të, Deliallisi, për arsye që pritet të zbardhen nga hetimet, u fut në korsinë e gabuar të autostradës duke hyrë në sensin e kundërt. Sipas dëshmisë që miqtë e tij kanë dhënë në polici, pas xhiros me makinë dhe me shpejtësi thuajse të çmendur, 36-vjeçari kthehej në shtëpi për të fjetur. Natën e aksidentit ai kishte qenë deri në orët e para të mëngjesit (rreth orës 02:00) duke konsumuar pije alkoolike me miqtë e tij në një lokal në Durrës.

Të tjera detaje të forta për aksidentin që i mori jetën 3 vajzave, Greta, Elona dhe Izabela, dolën në dritë gjatë emisionit “Opinion”. Vajzat niseshin për në Greqi për të kaluar disa ditë pushimi me njëra-tjetrën në Korfuz, kur makina e Deliallisit i ka dalë përpara duke u përplasur kokë më kokë pa asnjë mundësi manovrimi dhe shpëtimi.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, në makinën e 36-vjeçarit policia gjeti sende me vlerë, një orë të shtrenjtë 20 mijë euro, varëse dhe unaza floriri si dhe rreth 5 mijë euro kesh. Të gjitha këto i janë kthyer familjarëve të tij

Ndërkohë, shefi i Trafikut, Taulant Gjoka tha se 36-vjeçari ishte gjobitur 22 herë vetëm përgjatë dy viteve të fundit. 3 prej këtyre gjobave, sqaroi Gjoka, ishin për shpejtësi tej normave të lejuara. Ai tha gjithashtu se Deliallisi iu ishte pezulluar për një kohë të shkurtër edhe leja e drejtimit.

Nga ana tjetër, gazetari Spartak Koka ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se ndonëse Dashnor Delialliasi ka shkelur disa herë rregullat e qarkullimit rrugor, ndaj tij janë marrë masa të pakta, duke mos i hequr patentën, edhe pse e kishte tejkaluar masën e shkeljeve.

Ndërsa në lidhje me pretendimet e familjarëve të Greta Sherifit për dy celularët Iphone, grupi hetimor konfirmon se nuk ka arritur t’i gjejë në vendngjarje. Sipas tyre, telefonat mund të jenë shkatërruar nga përplasja e fuqishme e mjeteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here