Shqipëria pritet të humbasë shtatë pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin Tetor.
Kombëtarja parashikohet të renditet e 47 sipas përllogaritjeve të bëra nga një faqe e specializuar sportive. Humbja me Spanjën duket se ndikon më shumë se fitorja me Lihtenshtejnin.
Skuadra spanjolle pritet të përfshihet përsëri në 10 më të mirat, ndërsa Izraeli, rivali i radhës së kuqezinjve pritet të ngrihet me 19 pozicione.
Zyrtarisht ky klasifikim do të publikohet të enjten nga FIFA.