“Tre dhëndurët”/ Rikthimi i aktores Hajrie Rondos: “Erdha në kohën e duhur dhe vendin e duhur”

0
187

Hajrie Rondo i rikthehet skenës pas një periudhe të gjatë shkeputjeje për shkak të problemeve të saj shëndetësore. Aktorja e njohur rikthehet në Teatrin e Metropolit në Tiranë me dramën “Tre dhëndurët” të dramaturgut të njohur shqiptar Dionis Bubani. Hajrie Rodo ka sfiduar sëmundjen që e mbajti prej më shumë se pesë vjetësh larg nga skena dhe ekrani për të luajtur rolin e Zenepes në këtë komedi që do të ngjite në skenë në datën 20 tetor për të vijuar deri në mesin e nentorit. Aktorja dje ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me pjesën tjetër të trupës. Për aktoren e mirënjohur Hajrie Rondo pjesëmarrja në këtë shfaqje e ka bërë të ndihet mirë. “Erdha në kohën e duhur dhe vendin e duhur, sepse gjeta ekipin e duhur, njerëzit e duhur dhe institucion me dinjitet. Pashë që në këtë institucion punohet dhe dinjitetin ta jep puna, dhe unë njerëzit e punës i dua dhe i respektoj. Pashë një drejtoreshë tjetër jo nga ato tipiket, puna e saj është maratonë. Më janë krijuar kushtet dhe më është lehtësuar puna. Gjithashtu dhe një regjisore të talentuar, egzigjente, punëtore dhe bashëkpunuese të mirë. Falenderoj dhe gjithë ekipin e aktorëve për komditetin që më kanë krijuar” u shpreh aktorja Hajrie Rondo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here