Policia hollandeze ka sekuestruar 300 kg kokainë në një pikë doganore. Zbulimi u bë gjatë një inspektimi në një kompani transporti në qytetin Brabant, njoftojnë mediat holandeze. Droga u gjetë në dy kompresorët e një kamioni, ku ishte futur sasia e madhe e kokainës. Doganierët njoftuan menjëherë policinë, dhe kompresorët e kamionit u transportuan në stacionin policor. Agjentët gjetën paketa plastike blu brenda së cilave ishte future lënda narkotike. Policia tani po merret me hetimin e ofruesit të ngarkesës. Për sa raportojnë mediat vendase, transportuesi nuk ka qenë në dijeni të ngarkesës së kokainës dhe deri tani asnjë arrrestim nuk është bërë.