Intervistë për El Cultural/ Rrëfehet Kadare: Suksesi im erdhi me veprën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

0
208

Do të botohet së shpejti në Spanjë libri i Kadaresë “Kukulla”, shkrimtari: Suksesi më i madh i librave ka qenë në Francë sesa në Shqipëri

Shkrimtari shqiptar me famë ndërkombëtare ka qenë pjesë e revistës spanjolle e kulturës  El Cultural, ku ka dhënë një intervistë për ta. “Në një nga rrugët më të reja të Parisit, diku në mes të Jardin del Luxembourg dhe La Sorbona, gjendet një ndërtesë që i takon Akademisë Franceze. Aty jetojnë disa prej shkrimtarëve më në emër të Francës, mes tyre edhe Kadare (Gjirokastër, 1936. Shtëpia e tij, e ndritshme, e qetë, nuk është një oazë e librave dhe objekteve eklektike: përkundrazi, këtu është ambient i qetë ku zbulojmë punë të bukura arti. Këtyre ditëve, në Spanjë botohet libri i Kadaresë, “Kukulla”. Libri përcjellë jetën e autorit që nga vitet 30-të, momentet kur nëna e tij njofton babain e autorit, dhe kur para martesës ajo zhvendoset të jetojë në konakun e familjes Kadare. Aty lind shkrimtari i ardhshëm dhe aty do të jetonte deri në moshën 17-të vjeçare. Traditat shqiptare mbi të cilat është rritur vetë autori, Gjirokastra, dhe kthimi i tij në një shkrimtar të kalibrit botëror, marrëdhëniet e Shqipërisë e Kinës, gjithçka janë prezente në këtë libër.Kadare deri sot ka marrë disa çmime, mes tyre Man Booker në vitin 2005 dhe Cmimin Asturias në vitin 2009. Kandidat për Nobel, në vitin 2012-të morri çmimin Premio BBK-La Risa, ku u tregua se ai është një novelist i mirë, që përzien mrekullisht humorin e barbarizmin” ,kjo ka qenë hyrja që ka bërë revista spanjolle për Kadarenë. Në këtë intervistë për El Cultural Ismail Kadare është prononcuar për herë të parë edhe pas ndarjes së Nobelit për Letërsi për këtë vit. Ai ka thënë se suksesi i tij në periudha të ndryshme kohore, dhe në lokacione të ndryshme, herë në Francë e Shqipëri e herë në Oksident, i erdhi me vetëm një vepër: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Në këtë intervistë shkrimtari më i madh shqiptar tregon se si arriti në Francë, sesi letërsia shqiptare ishte dikur inekzistente dhe si letërsi e vendit komunist linte shumë për të dëshiruar. Për Kadarenë, Shqipëria ishte vend aspak evropian ndërsa largimi për në Francë ishte një mundësi për të marrë kulturë të re. Për sa i përket pyetjes se nëse do të ishte bërë shkrimtar po të ishte Shqipëria një vend i lirë ai iu përgjigj: “E kam menduar shumë këtë përgjigje. Ndonjëherë mendoj se po, kjo qëndron, se jam bërë shkrimtar sepse kam lindur ku kam lindur, ndonjëherë mendoj se është e kundërta. Pyetje enigmatike. Është keq të thuash që në kohëra të vështira shkrimtari shkruan më bukur. Por ndonjëherë them se sa më i lumtur është shkrimtari, aq më pastër shkruan” . Suksesi më i madh i librit ka qenë në Francë sesa në Shqipëri, tregon Kadare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here