Një festë ditëlindjeje në një nga restorantet e Santa Croce të Italisë, është shndërruar në një arenë përleshjeje mes disa shqiptarëve dhe maqedonasëve.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën Sant’Andrea, ku një grup meshkujsh shqiptarë dhe maqedonas, kanë nisur fillimisht një debat verbal që më pas ka degjeneruar në përleshje fizike ku nuk ka munguar edhe përdorimi i objekteve të ndryshme si shishe dhe karrige.
Përleshja ka shkaktuar panik tek të pranishmit e tjerë në lokal që po festonin ditëlindjen, të cilët janë larguar menjëherë nga lokali.