“Kjo është ajo që ne ndajmë”/ Kosova prezantohet në Panairin e Librit në Frankfurt

0
187

Në Frankfurt të Gjermanisë, sot është zhvilluar ceremonia hapëse e Panairit të Librit që është ngjarja më e madhe e librit në botë. Me moton: “Kjo është ajo që ne ndajmë”, Flandra dhe Holanda paraqitën një program të gjerë letrar dhe kulturor për mysafirët e nderit në hapjen solemne të panairit, ku morën pjesë Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, Përfaqësues të Parlamentit Evropian, përfaqësues të lartë politik shtetëror të Gjermanisë, Holandës, Flandrës e më gjerë. Në këtë panair të rëndësishëm, mori pjesë edhe Kosova ku Shoqata e Botuesve të Kosovës pati stendën e saj prezantuese, e cila është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti vizitoi edhe stendën e Kosovës ku u takua me përfaqësuesit e shoqatës dhe së bashku diskutuan rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në një panair të tillë siç është ky në Frankfurt, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës nëpërmjet një njoftimi. Në edicionin e sivjetmë të Panairit të Librit në Frankfurt po marrin pjesë 7,100 ekspozues nga më shumë se 100 shtete.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here