Jugu i vendit u godit sërish nga tërmetet këtë mbrëmje.
Një goditje e fortë u ndje rreth orës 23.00 të së mërkurës. Magnituda e tërmetit thuhet se ishte 4.3 ballë e shkallës Rihter. Ndërsa epiqendra është sërish në Janinë. Banorët e Gjirokstrës kanë lënë sërish shtëpitë. Brenda disa ditëve Gjirokastra është prekur disa herë nga lëkundje të tokës.