Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shipëria. Policia në portin e Durrësit ka kapur 12kg drogë në një kamion që po shkonte drejt Italisë dhe ka arrestuar shoferin e tij.
Në pranga ka përfunduar Hamdi Nderjaku, nga Shijaku. Policia kishte marrë informacione për këtë trafik të 51-vjeçarit.
Kështu në vijën e dytë të portit të Durrësit, policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionin “Reno”, me targa AA 655 FF.
51-vjeçari e kishte futur drogën në kabinë. Hetimet janë në vazhdim nga prokuroria e krimeve të rënda, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të drogës.