Gjermani/ Bllokohen 230 kg marijuanë, arrestohet shoferi shqiptar

0
199

Një sasi prej 230 kg lëndë narkotike, marijuanë, është sekuestruar në një kamion që drejtohej nga një shqiptar 57 vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Droga ka vlerën e më shumë se gjysëm milionë euro.

Droga ishte fshehur brenda këmbëve të arkava plastike.

Droga ishte futur në disa tuba plastikë të cilët më pas futeshin tek këmbët e arkave dhe mbylleshin. Tubat ishin me gjatësi 60 centimetra dhe diametër 11 centimetër. Janë gjetur 299 tuba plastikë dhe secili kishte 800 gram marijuanë.

Kjo është sasia më e madhe e marijuanës e sekuestruar në Bavari.

Shoferi mohon të ketë qenë në dijeni të ngarkesës. Kamioni është ngarkuar në Itali dhe do të transportohej në Holandë. Prokuroria ka firmosur urdhërarrestin për 57 vjeçarin shqiptar të cilit nuk bëhet i ditur identiteti.


droge gjemranisdgadgg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here