Identifikohen autorët e ngjarjes/ Plagosi të moshuarin në Dajlan të Shkodrës

0
270

Identifikohen autorët e plagosjes se ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dajlan të Shkodrës.

Policia e Shkodrës infirmon sot se janë arrestuar 3 persona një është në kërkim.

Plagosja ndodhi mbrëmjen e 20 tetorit 2016, në fshatin Zues në Shkodër, në vendin e quajtur Dajlan ku u plagos lehtë në këmbë shtetasi S.H. 78 vjeç, banues në Zues

Policia arrestoi Fatmir Dergutin, 45 vjeç, banues në Shkodër dhe Musa Torishta, 62 vjeç, banues në Shkodër e Akil Isufi, 27 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit : H.I, 55 vjeç, banues në Shkodër.

“Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me armë pneumatike, shtetasin S.H si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e ishullit Dajlan, tek “Shtëpia e peshkatarit” e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes ku e administron shtetasi Fatmir Derguti dhe është në pronësi të shtetasit Akil Isufi”

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 2 pistoleta tip “Ekol” me kreher me 6 fishekë, 1 pistoletë tip”Baret” me kreher me 4 fishekë, 6 fishekë model 54, 1 armë gjahu, 2 armë gjahu teke, 162 copë fishekë.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve : Fatmir Derguti i dyshuar për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje” , “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 89, 278 dhe 300 të Kodit Penal.

Musa Torishta i dyshuar për veprat penale te ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 89 dhe 300 të Kodit Penal.

Akil Isufi dhe H.I. të dyshuar për veprën penale te ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here