Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë antikanabis në disa zona të vendit. Sipas informacioneve të para janë mbi 300 forca policie të angazhuara në disa qarqe.
Operacionet masive në zonën e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, shtrihen në zonat e Dukagjinit, Lumit të Vlorës, Kurveleshit dhe Memaliajt. Policia pritet të japë informacione të mëtejshme lidhur me operacionin.