Renditja zyrtare e FIFA-s/ Konfirmohet rënia, Shqipëria humbet 7 pozicione

0
193

“Shqipëria edhe pse në dy ndeshje arriti  që të fitoj njërën,  përsëri ka humbur pikë nga muaji i kaluar, ndërsa Kosova edhe pse humbi të dyja ndeshjet ka rikuperuar  katër pozicione”

 Ditën e djeshme FIFA ka bërë publike renditjen  zyrtare të skuadrave të futbollit për muajn e kaluar.  Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar Shqipëria ka humbur 7 pozicione në renditjene e FIFA-s duke e krahasuar me muajin e kaluar.  Kombëtarja Shqiptare për muajin tetor e sheh veten në vendin e 47 në klasifikim  botëror, në kuotën e 619 pikëve. Shqipëria në muajin që lam pas zhvilloi dy ndeshje të vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës.  Në dy ndeshje kombëtarja kuqezi arriti që të fitoj kundër Liteshteinit, por pësoi humbje kudër Spanjës në shtëpi. Humbja me Spanjën duket se ka ndikuar shumë për humbjen e pozicioneve, pasi është llogaritur si më e rëndësishme se ndeshja tjetër që është zhvilluar kundër Liteshteinit.   Ndeshja që është zhvilluar kundër një skuadre të vogël si Liteshteini ka pasur koefiçent më të ulët vështirësie,  dhe nuk ka ndikuar në llogaritjen e  pikëve. Ndërsa ndeshja kundër Spanjës ka pasur koefiçentë më të lartë dhe  ka bërë që kuqezinjtë të humbasin 7 pozicione.  Për sa u përket skuadrave të tjera që janë në grupin tonë, Spanja si kryesuese e grupit renditet në vendin më të mirë, pasi pozicionohet e dhjeta. Nga muaji i kaluar iberikët kanë rikuperuar një pozicion. Italia  ndodhet vetëm tre vende pas Spanjës, në vendin e 13 duke ruajtur të njëjtin pozicion nga muaji i kaluar.  Izraeli ka fituar 19 vende, dhe pozicionohet në vendin 79. Maqedonia zbriti 9 shkallë në renditjen e FIFA-s dhe e sheh veten në vendin e 155, ndërsa Liteshteini renditet përsëri shumë poshtë pasi pozicionohet në venidin e 183.

Kosova ngjit 4 pozicione

Përfaqësuesja Kosovare ka arritur që të rikuperoj përsëri pozicione në renditjen botërore.  Skuadra e Albert Bunjakut edhe pse i humbi të dyja ndeshjet të vlefshme për eleminatoret ka arritur që të rikuperoj 4 pozicione nga muaji i kaluar.  Kosova  për këtë muaj është e 164 me 135 pikë, 4 shkallë më sipër në krahasim me renditjen e muajit të mëparshëm. Për sa u përket skuadrave të që ndodhen në grupin me Kosovën, Koroacia ndodhet në vendin e 13-të me dy pozicione të humbura, edhe pse në dy ndeshjet e fundit zhvilloi një lojë të mirë dhe arriti rezultate pozitive. Turqia  renditet në vendin e 25-të dhe ka humbur 4 pozicione krahasuar me një muaj më parë.  Ukraina si një skuadër jo në nivlele shumë të larta renditet në vendin 29, ajo që bie në sy është se nuk ka humbur asnjë pozicion krahasuar me muajin e shkuar.   Supriza Island pozicionohet në vendin  e 21-të duke  ngjitur edhe këtë muaj 6 pozicione, ndërsa Finlanda në vendin e 101, duke humbur 17 pozicione.  Përsa u përket vendeve të para, Argjentina vazhdon të jetë në krye të renditjes, pavarësisht rezultateve jo të mira të saj në ndeshjet e fundit. Në vendin e dytë është ngjitur Gjermania, e ndjekur nga Brazili që ka fituar një pozicion, ndërkohë që Belgjika zbret në vendin e katërt. Franca dhe Portugalia shkëmbejnë vendet mes tyre. Transalpinët ngjiten në vendin e 7 në klasifikimin e këtij muaji të FIFA-s, ndërsa Portugalia zbret në vendin e 8. Për të plotësuar 10 vende te para, në vendin e 9 renditet Uruguai dhe në fund të top 10 është Spanja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here