Pak ditë më parë në rrjetet sociale u raportua për një makinë që ecte kundravajtje me shpejtësi në autostradë, ndërsa rreth 1 javë më parë për shkak të veprimeve të tilla të shoferëve, 4 persona vdiqën në aksidentin tragjik në aksin Tiranë-Durrës.
Por, mesa duket nuk janë vetëm qytetarët që janë shkelin në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit, por edhe vet policia.
Një automjet i policisë është filmuar sot tek ‘Zogu i Zi’ në Tiranë teksa është futur në krahun e kundërt të rrugës. Një veprim ky i papërgjegjshëm duke u bërë burim aksidenti.